Hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë, VV kërkon interpelancë për Agim Veliun

 

Lëvizja Vetëvendosje informoi se nënkryetarja e Lëvizjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, sot në emër të Grupit Parlamentar të VV-së ka paraqitur lëndën që thërret në interpelancë Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun.

Thirrja për interpelancë të ministrit Veliu, siç informoi VV është për çështjen e patrullimit të pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, respektivisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

“Vetëpërjashtimi që po bënë Qeveria e Kosovës nga përgjegjësia kushtetuese dhe ligjore për të kontrolluar kufijtë dhe integritetin territorial dhe për të mbrojtur qytetarët, është i papranueshëm dhe dëmton edhe më shumë pozitën e Kosovës. Kjo sjellje e papërgjegjshme sikur ajo pjesë nuk është brenda territorit të Republikës së Kosovës vetëm sa nxitë ndërhyrjet e Serbisë.”, bëri të ditur VV përmes komunikatës./21Media

Back to top button