5 viktima nga Covid-19, mbi 2 mijë raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infketimit me Covid-19 kanë vdekur 5 persona.
Gjatë 24 orëve tq fundit janë regjitruar 2 mijë e 110 raste të reja COVID-19. Ministria ka bërë të ditur se rastet e reja kanë dalur nga 9 mijë e 451 testime.
Sot janë shëruar 3.772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768. Në total numri i rasteve aktive është 30.871.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.786.709 doza të vaksinës. Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot dozën përforcuese dhe dozën e tretë janë vaksinuar 84.819 persona./21Media
Back to top button