“Pa Vend” shfaqet në Festivalin e filmit të shkurtër në Francë

Dje në sallën Jean Cocteau në Festivalin e Filmit të Shkurtër ‘Clermont-Ferrand Short Filmfestival’ të Francës u shfaq filmi “Pa vend”.
Prezent ishte edhe vet regjisori i filmit, Samir Karahoda.
Kjo ishte shfaqja e pestë gjatë të këtij festivali ndërsa edhe dy të tjera do të shfaqen deri më datën 5 kur edhe përfundon edicioni i 44-të i festivalit.
Festival du court métrage de Clermont-Ferrand është Festivali më i madh në botë për filmat e shkurtër dhe këtë vit nga 6200 aplikime 77 u zgjodhën për pjesëmarrje, ndërsa “Pa vend” garon në programin ndërkombëtar.
Së fundmi, “Pa Vend” nga Samir Karahoda fitoi çmimin e jurisë si “filmi më i mirë i shkurtër dokumentar” në edicionin e vitit 2022 të Festivalit të Filmit Sundance./21Media

Back to top button