5 vjeçari rrëzohet nga traktori

Ai e ndezi traktorin, por më pas u rrëzua

Një fëmijë pesë vjeçar ka pësuar lëndime pasi që kishte hipur në traktorin të cilin e kishte parkuar babai i tij.

Sipas policisë traktorin ai e kishte ndezur, dhe gjatë lëvizjes është rrëzuar nga traktori.

Si pasojë, i 5 vjeçari ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur dje në  Vushtrri ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin. PK raporton se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori./21Media

Back to top button