I vënë gjobë gruas, i sulmon policët

Sulmuesi është dërguar në mbajtje

Policia në Gjilan ka arrestuar një person pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policor pasi që i kanë shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik bashkëshortes së tij.

“Si pasojë, zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në qendrën emergjente”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia njofton se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button