5 vjet e 3 muaj burgim për vrasje të rëndë në tentativë e armëmbajtje pa leje

Pesë vjet e tre muaj burgim iu caktuan A.N. për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

I pandehuri e ka pranuar fajësinë para Gjykatës Themelore në Gjakovë.

A.N., akuzohet se më 25 maj në Gjakovë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta F.N., meqë djali i tij ditë më parë e kishte marrë për grua bashkëshorten e të pandehurit.

“Ditën kritike i pandehuri ka marrë revolen e tipit Ekol Tuna të kalibrit 6.35×15 mm, ka dalë në qytet dhe me të takuar të dëmtuarin F.N., rreth orës 12:20 min i cili po vinte rrugës përballë tij me biçikletë në dorë, i pandehuri ndalet, kthehet prej tij dhe i thotë ‘ku je mar p… nënës tone’, e nxjerrë revolen nga xhepi, dhe në distancë prej 2 metra shkrep një herë në të duke e mbajte armën në dorë derisa i dëmtuari ikë dhe futet me të shpejtë në një lokal”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Viktima ishte dërguar më pas në Spitalin e Gjakovës.

Back to top button