Dyshohet se tentoi t’i korruptonte policët kufitarë, dërgohet në mbajtje shtetasi i Shqipërisë

Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi që në pikën kufitare gjatë kontrollit të dokumenteve kishte vendosur një kartmonedhë prej 50 eurosh, të shtunën në Bërnjak.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është bërë kontrolli i automjetit ku është vërejtur se kishte pesë koshere me bletë dhe rreth 40 zogj të pulës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia rastin e ka cilësuar “Dhënie ryshfeti”./21Media

Back to top button