50 milionë euro për Interpol për luftën kundër terrorizmit

EBA jep 50 milionë euro për Interpol për luftën kundër terrorizmit

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftuan sot se kishin dhënë 50 milionë euro për Interpolin për të mbështetur përpjekjet në luftën kundër kriminalitetit botëror dhe terrorizmit.

Ky njoftim ndodhi një ditë para hapjes në Abu Dhabi të një forumi tre ditor të organizuar nga Interpoli në partneritet me Emiratet dhe Fondacionin “Interpol për një botë më të sigurt”, përfituese e donacionit “Unitet për sigurinë”.

Forumi, që do të mbledhë ministra, zyrtarë të policisë dhe ekspertë, do të ketë në qendër të diskutimeve përgjegjësinë e shteteve në luftën e ndërmarrë nga Interpoli veçanërisht në fushat e luftës antiterroriste, të krimit kibernetik dhe të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore”, sipas organizatorëve.

Me ndihmën e tyre për Interpolin, Emiratet dëshmojnë angazhimin e tyre të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e komunitetit ndërkombëtar dhe atë të vendeve të tyre”, theksoi në një komunikatë gjenerali i brigadës, Hamad Ajlan al-Amimi, zyrtar në Ministrinë e Brendshme.

“Lufta kundër kriminalitetit kërkon një koordinim botëror”, shtoi ai.

Back to top button