Lista Serbe kthehet në institucione

Simiq ka thënë se janë kundër ushtrisë

Lista Serbe kthehet në institucione, por, kreu i kësaj liste Slavko Simiq bëri të ditur se do të vazhdojnë ta kundërshtojnë formimin e ushtrisë së Kosovës.

Ndërkaq, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje thotë se Lista Serbe u kthye në Kuvend për të mos e humbur mandatin e deputetit. Opozita kritikon koalicionin qeverisës PDK-LDK për pafuqi për t t’i kryer punët që janë në interes për vendin siç është themelimi i ushtrisë.

Ndërkaq, nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti thotë se koalicioni është më i fortë se kurrë. Halitit shpreson se Lista Serbe ta ndryshojë qëndrim dhe do ta mbështes formimin e ushtrisë së Kosovës./21Media

Back to top button