500 euro gjobë dhe një vit pa patentë shoferë për 19 vjeçarin që tejkaloi shpejtësinë

 
Policia e Kosovë ka gjobitur një qytetar, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion. Ai ka tejkaluar shpejtësinë në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h, zhvilloi shpejtësi 121 km/h.
Ndaj shoferit 19 vjeçar, Policia shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit).
“Policët nga Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor të Ferizajt, kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe kanë ndaluar personin i cili me automjetin e tij të  udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Gursel e Bajram Sylejmani’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 121 km/h. Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet E.M (M/K) i moshës 19 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka apeluar te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes dhe ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion./21Media

Back to top button