500 persona në spital nga e diela, qyteti ende pa ujë të pijshëm

Pesë ditë pas ndotjes së ujit të pijshëm, banorë të Krujës vijojnë t’i drejtohen spitalit për ndihmë mjekësor me shenja helmimi. Një pjesë e të cilëve për herë të dytë.
Sipas drejtores së Spitalit Lokal, rreth 500 persona janë paraqitur në Spital nga e diela me shenja helmimi, një pjesë e të cilëve fëmijë.
Uji i pijshëm në Krujë, rezultoi me ngarkesë bakteriale të Escherichia Coli dhe Streptokokut fekal, pasi u ndot në depozita kryesore e ujësjellësit dhe më pas u shpërnda në rrjetin shpërndarës.
Depozita është dezinfektuar këtë mëngjes, por ende nuk vendimmarrje për nisjen e furnizimit me ujë.
Bashkia e Krujës thotë se ka marrë masa për shpërndarjen e ujit të pijshëm me bote, por banorët e Krujës kanë ngritur shqetësimin se asnjë institucion nuk u është gjendur pranë gjatë këtyre ditëve të helmimit masiv.
Prokuroria e Krujës në kuadër të hetimit për të zbuluar fajtorin për helmimin masiv të banorëve të Krujës mësohet se ka marrë në pyetje drejtues të ujësjellësit dhe ka sekuestruar disa dokumente./oranews

Back to top button