Gjobitet një qytetare në Ferizaj për tejkalim në vijë të plotë

 
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur të identifikojë shoferen, e cila me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Slivovë të  Ferizajt. Kjo informatë, me fotografi është dërguar nga një qytetarë përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.
Në komunikatë bëhet e ditur se Policia, e ftoi qytetaren V.K (F/K) 31 vjeçare, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ajo në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka inkurajuar qytetarët, si në këtë rast dhe ka ftuar qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./21Media

Back to top button