Mbyllet qendra e votimit në Dardani, votuan mbi 5 mijë qytetarë

5 mijë e 882 qytetarë kanë votuar në qendrën e votimit në Dardani

Gjatë gjithë ditës së sotme në qendrën e votimit në Dardani në Prishtinë është parë fluks i madh i qytetarëve që kanë votuar.

Menaxheri i qendrës së votimit në Dardani, Isak Bregaj ka thënë për rtv21.tv  se procesi zgjedhorë gjatë ditës së sotme ka shkuar mirë dhe se kjo qendër do të mbyllet ne orën 19:00.

Bregaj tha se në këtë qendër kanë votuar rreth 55 për qind e qytetarëve që në shifra i bije rreth 5 mijë e 882 qytetarë nga 10 460 që kanë pasur të drejtë vote.

Bregaj po ashtu tha se nuk ka pasur ndonjë incident të madh që ka mundur ta prish ose pengoj procesin zgjedhorë gjatë ditës së sotme në këtë qendër./21Media

Back to top button