Qendra e votimit në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Kosovës është qendra me më së shumti votues në Kosovë

Qendra e votimit në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Kosovës është qendra me më së shumti votues në Kosovë

Për mbarëvajtjen e votimeve ka folur menaxheri i qendrës Demë Ibërdemaj, i cili ka thënë se votimi ka kaluar pa ndonjë problem apo ekses të madh.

Kjo qendër ka pasur 18.193 votues në listat e saj, dhe sipas Ibërdemaj votimi ka filluar në orën 07:02 dhe ka përfunduar në orën 19:02, ndërsa numërimi i votave do të fillojë 15 minuta pas përfundimit të votimeve, shkruan rtv21.tv.

Një problem që ka ndodhur ishte se një votues e ka gjetur në listën e votimeve vëllain e vdekur, por sipas Ibërdemaj ky është problem i KQZ-së e jo i qendrës së votimeve.

Fluksi më i madh i votuesve ka qenë mes orës 12:00 deri në 15:00, ndërsa përqindja e votuesve nuk mund të dihet deri më vonë.

Bëjmë të ditur se në këtë qendër votimi ka votuar kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti.

Qendra poashtu ishte vizituar nga shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Natalia Apostollova, e cila kishte nxitur njerëzit që të votojnë./21Media