53 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

 

 

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 53 pacientë me Covid-19, 15 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 38 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 3 të tjerë janë në respiratorë.

Nga ky spital njoftojnë se 3 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19.

Nga personeli i spitalit janë të infektuar 2 mjekë, 4 infermierë dhe 3 punëtor shërbimeve teknike./21Media

Back to top button