Ambasadori i ri i BE-së: Dua që kosovarët të udhëtojnë sa më shpejtë pa viza

 

 

Shefi i ri i Zyrës së BE-së Tomas Szunyog, ka marrë detyrën këtë javë. Përmes një shkrimi autorial, ai ka ndarë përshtypjet e para pas ardhjes në Kosovë. Szunyog shkruan se BE-ja është investitori, donatori dhe partneri më i mirë tregtar i Kosovës.

Ne kemi krijuar mijëra vende pune, kemi mbështetur qindra kompani dhe kemi ndërtuar shumë shkolla. Falë fondeve të BE-së, Prishtina sot ka furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm dhe dhjetëra mijëra qytetarë gëzojnë ngrohje qendrore të klasës së parë”, shkruan ai duke thënë se gjatë 20 vjetëve të fundit, BE-ja ka investuar mbi 2.5 miliardë euro në çdo segment të shoqërisë kosovare.

Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë, thotë se dëshiron që qytetarët e Kosovës të jenë në gjendje të udhëtojnë pa viza sa më shpejt që të jetë e mundur. “Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë thënë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe kanë rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën. Vendimi përfundimtar tani duhet të merret nga Shtetet Anëtare të BE-së”, vijon ai.

Szunyog shton se “inkurajon fakti që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është rihapur dhe që BE-ja ka emëruar Miroslav Lajçak-un si Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për Dialogun. Sa më shpejt që të ndodhë normalizimi i marrëdhënieve, aq më parë Kosova do të jetë në gjendje të ecë përpara”.

 

Back to top button