53 raste me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë këtë të enjte janë regjistruar 53 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 3 mijë e 263 mostrave.
Sipas njoftimit edhe 5 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 419.
Në 24 orët paraprake, autoritetet shëndetësore kanë administruar 2 mijë e 324 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Deri më tani, në Kosovë, të vaksinuar me dy doza të vaksinës janë 782,060 persona.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që kanë marrë dozën e dytë para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën përforcuese./21Media
.

Back to top button