Anulohet festivali i filmit “Palm Springs 2022”

 
Pasi njoftimit për shtyerje të festivalit të filmit “Palm Springs” për vitin e ardhshëm, shoqata e filmit “Palm Springs” njoftoi sërish se kjo ngjarje nuk do të mbahet as në vitin 2022.
Përgjegjësit e këtij festivali, për këtë njoftuan përmes një deklaratë, ku shkruan: “Bazuar në shtimin e rasteve me variantin e ri COVID-19, Omikron, Shoqata Ndëkombëtare e filmit, Palm Springs, njofton se festivali i filmit në Palm Springs nuk do të mbahet nga data 7-17 janar 2022. Kjo do të thotë se nuk do të ketë as ceremoni të ndarjes së çmimeve. Shoqata e Fimit mendon se ky është vendimi i duhur, pasi që është me rëndësi të ketë siguri për prodhuesit e filmave, dhe gjithë pjesëmarrësit tjerë. Ata që kanë blerë biletat për ta ndjekur festivalin,  paratë do tu kthehen”.
Çmimet e “Palm Springs 2022” do të bëhen të ditura me 15 janar, përmes shtypit dhe medieve sociale.
Në festivalit e filmit në “Palm Springs”, çdo vit prezantohen filma të huaj, përfshirë këtu dokumentarë dhe filma të pavarur.
Hapja e festivalit ishte planifikuar të bëhej me filmin e Dionne Warwick “Don’t Make Me Over.”
Festivali i filmit “Palm Springs”, me pjesëmarrje fizike planifikohet të mbahet në janar të 2023-tës.
Veç anulimit të festivalit të filmit në “Palm Springs”, si pasojë e COVID-19 edhe Broadway anuloi disa performanca. Disa vende mbyllën kinematë. Vëmendja tani u kthye kah ngjarjet tjera, përfshirë këtu fesitvali ndërkombëtar i filmit në Berlin, për të cilin akoma nuk ka ndryshime në organizim. Derisa të mos ketë ndonjë ndryshim, ai planifikohet të mbahet me pjesëmarrje fizike muajin shkurt 2022./21Media

Back to top button