540 raste aktive me COVID-19

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë po shënon rritje. Aktualisht në vend janë 540 raste aktive, nga 509 sa a raportuan një ditë më parë.
E numri më i lartë i rasteve aktive është në Komunën e Prishtinës. Në kryeqytet aktualisht janë 136 raste aktive, ndërsa 49 raste janë në Ferizaj.
Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi se nga 3 mijë e 711 testime, 38 persona rezultuan pozitivë me COVID-19.
Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 330 doza të vaksinës. Në Kosovë, deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 783,180 persona.
Rikujtojmë se në Kosovë, të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.
Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, kanë të drejtë që të vaksinohen me dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit./21Media

Back to top button