Kuriozitet: Binjakët, dallojnë një vit!

Stafi i spitalit në Salinas(Kaliforni-SHBA) pastaj Fatima Madrigal dhe Robert Trujillo, do ta kujtojnë natën e Vitit të Ri 2022 pas një ngjarje të pazakontë – binjakët qe erdhën në kete botë me dallim në vite!
Njëri fëmi u lind 15 minuta para mesnatës së 31 dhjetorit, kurse tjetri pas mesnatës së 1 janarit 2022!
Fatima dhe Roberti fillimisht mirëpritën djalin e tyre Alfred Antonio në orën 23:45 të ditës së fundit të vitit 2021, në mënyrë që motra e tij binjake Eileen Yolanda Trujillo u lind në mesnatën e 1 janarit, raportoi kanali televiziv WKRC.
Spitali njoftoi në Twitter se probabiliteti është një në dy milionë lindje të tilla që kjo të ndodhë.
“Jam çmendur që janë binjakë dhe kanë ditëlindje të ndryshme”, ka thënë nëna Fatima Madrigal, duke pranuar se edhe ajo vetë ka qenë e “befasuar por shumë e lumtur”.
Mjekja familjare në spital, doktoresha Ana Abril Arias, tha se kjo lindje unike ishte “një nga më mbresëlënëset” në karrierën e saj, transmeton portali nypost.com./21Media

Back to top button