58 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

 

58 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali njoftojnë se 42 pacientë janë duke u trajtuar në oksigjenoterapi, ndërsa 12 të tjerë raportohet të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë janë shëruar”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Nga data 13 mars e vitit të kaluar e deri më sot në Kosovë janë shënuar 56.732 raste pozitive me koronavirus nga 213.372 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.426 raste të vdekjes. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës numri i përgjithshëm i të shëruarve është 49.982 raste. Kurse numri i rasteve aktive është 5.324. /21Media

Back to top button