Edhe mëngjesi i sotëm do të jetë me ngrica në gjithë territorin e Kosovës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.