Kaloni te përmbajtja kryesore

58-vjeçari vret me armë gjahu gruan dhe më pas veten

 
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në fshatin Babunjë të Divjakës. Një 58-vjeçar ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij. Më pas, është vetëvrarë.
Bëhet fjalë për H.Rr, i cili qëlloi me armë gruan e tij, F.Rr, 45 vjeçe.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button