585 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 585 raste pozitive me COVID-19, ndërsa, viktima nuk ka.
Nga 6 mijë e 589 testime janë shëruar 57 persona.
Ndërkaq, 3 mijë e 830 persona janë vaksinuar vetëm brenda 24 orëve, duke e çuar numrin total në 1.708.466 të vaksinuar.
Ndërsa, 884.640 persona janë vaksinuar me dozën e parë dhe 794.496 me dozën e dytë.
Gjithsej raste aktive në vend janë 3 mijë e 339./21Media

Back to top button