597 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 597 raste aktive me koronavirus. Prishtina ka numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në kryeqytet aktualisht janë 174 raste aktive me COVID-19, e pasuar nga Prizreni me 55 raste, Ferizaj 45 raste, Gjilani me 44 raste dhe komuna të tjera me dhjetëra raste.
Ndërkohë që në raportin e fundit IKShPK njoftoi për dy vdekje dhe 16 raste të reja me COVID-19.
Për mbrojtje nga infektimi me COVID-19 qytetarët edhe u vaksinuar kundër COVID-19. Për çka, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.268 doza të vaksinës, ndërsa 820.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kurse, janë dhënë 99.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button