Armando Sadiku realizoi dy gola në Spanjë
Armando Sadiku shënoi dy gola në fitoren e Las Palmas përballë Leganes me shifrat 4-2, përballje për Segunda Division në Spanjë.
Sadiku gjatë këtij sezoni është aktivizuar në 16 ndeshje në kampionat me Las Palmasin.
Armando Sadikut, hyri në histori me golin e shënuar në Europianin e 2016-ës, por edhe me 12 golat që ka shënuar me fanellën e Shqipërisë në 38 ndeshje.
Kujtojmë se, Sadiku, nuk u ftua nga Reja për ndeshjet e muajit mars./21Media