6 ankesa në PZAP për rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) tha për RTV21 se deri më tani kanë pranuar 6 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët lidhur me rezultatet perfundimtare dy prej të cilave tashmë i ka trajtuar.
“PZAP – i në lidhje me rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ ka pranuar 6 ankesa:
• 3 Ankesa nga një kandidat i subjektit politik PDK
• 1 Ankesë nga subjekti politik PDAK- LPB
• 2 Ankesa nga subjekti politik LVV
PZAP-i ka marrë 2 vendime deri më tani të cilat gjinden të publikuara në faqën e PZAP”, tha PZAP për RTV21.
Një nga vendimet e sotme të PZAP-së është ai ndaj ankesës së kandidatit të PDK-së për deputet, Petrit Hajdari kundër KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare./RTV21/21Media