6 fëmijë kanë kryer 25 vepra penale për 1 muaj

 

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se 6 fëmijë, gjatë periudhës kohore janar – shkurt të këtij viti kanë kryer 25 vepra penale në rajonin e Strumicës, Bogdancit dhe Gjevgjelisë.

Sektori i Punëve të Brendshme, siç thuhet në kumtesë, ka dërguar tre njoftime deri te Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe për kryerjen e veprave penale nga ana e fëmijëve, është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale në Strumicë.

“Fëmijët dyshohet se kanë kryer 10 vepra penale “vjedhje të rënda”, “vjedhje”, dy vepra penale “vjedhje e rëndë duke shfrytëzuar pafuqinë dhe fatkeqësinë e tjetrit” dhe nga një vepër penale “grabitje e automjeteve”, “vjedhje e rëndë në tentativë” dhe “vjedhje”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Krahas këtyre veprave penale, në njoftim thuhet se për 5 fëmijë ka dyshime se bashkë me një 22 vjeçar nga Shkupi, me iniciale R.E., i cili ka qëndruar në Strumicë kanë kryer edhe gjashtë vepra të tjera penale. Një vepër penale “vjedhje”, tri vepra penale “grabitje e veturës” dhe dy vepra penale “vjedhje e rëndë”.

Njëri fëmijë është dërguar në Shtëpinë Edukuese në Tetovë./TV21

Back to top button