6 fëmijë të shtrirë në QKUK për shkak të COVID-19

Në raportin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës bëhet e ditur se në mesin e të hospitalizuarve me Covid-19 janë edhe 6 fëmijë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.
Sipas këtij njoftimi, në mesin e të hospitalizuarve janë edhe 9 gra në Klinikën e Gjinekologjisë.
Në raportin 24 orësh të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës bëhet e ditur se 171 pacientë janë duke marrë trajtim mjekësor, prej tyre 166 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, ndërsa 5 të tjerë negativ.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 12 mijë e 651./21Media

Back to top button