Kaloni te përmbajtja kryesore

6 gra viktima të dhunës nga burrat që nga mbrëmja e së dielës

Që nga mbrëmja e 22 gushtit, në Policinë e Kosovës janë raportuar gjithsej 6 raste të dhunës në familje.
Në Vushtrri, në këtë datë, një grua ka raportuar në Polici se bashkëshorti ka përdorur dhunë ndaj saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Një ditë më pas, rreth orës 18:30, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi ai kishte sulmuar një femër, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në po të njëjtën ditë, më 23 gusht, një grua nga Lipjani ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike.
I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt, shkruan rtv21.tv
Në Prishtinë rreth orës 21:00, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili ka ushtruar dhunë në familje. I dyshuari në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pas mesnatës, në Fushë Kosovë një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, pas një mosmarrëveshjeje që kishin.
I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet..
Në Fushë Kosovë poashtu, Policia ka arrestuar një tjetër person, i cili ka kërcënuar ish bashkëshorten e tij me mesazhe më datë 13.08.2021.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button