Xhaka konfirmon të ardhmen te Arsenali
Mesfushori kosovar, Granit Xhaka sot konfirmoi që do ta vazhdojë të ardhmen me klubin e Arsenalit.
Xhaka, i cili mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës, spekulohej se këtë verë do të largohej nga “Topçinjtë” dhe pavarësisht interesimit serioz nga skuadra e Romës, ai vendosi që të qëndrojë tek Arsenali.
Në bazë të spekulimeve që po qarkullojnë, Arsenali i ka ofruar Xhakës kontratë katër vjeçare, që nënkupton se mesfushori 28 vjeçar do të qëndroj në stadiumin “Emirates” deri në vitin 2025.
“Shtëpia është ku është zemra, tejet krenarë që do ta vazhdojë qëndrimin tek Arsenali”, shkroi Xhaka në facebook.