6 mijë e 109 persona aktiv me Covid-19 në Kosovë

 

Edhe 6 mijë e 109 persona janë regjistruar aktiv me Covid-19 në Kosovë.

Në bazë të publikimit të të dhënave të fundit të IKSHPK-së janë konfirmuar 3 raste të vdekjes nga Covid-19, që vijnë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Drenas 1 rast (74 vjeç).

Ditëve të fundit është shënuar rritje edhe e rasteve pozitive, janë regjistruar edhe 316 raste nga 1 mijë e 652 testime.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 116 raste, Prizren 35 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 10 raste, Lipjan 10 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 9 raste, Viti 8 raste, Kamenicë 6 raste, Podujevë 6 raste, Rahovec 6 raste, Dragash 5 raste, Klinë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Novobërdë dhe Shtime.

Numri total i rasteve pozitive është 59.304 raste nga 227.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.482 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 195 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.713 raste./21Media

Back to top button