Osmani bisedë me Canën: Po investojmë në rininë tonë

 

U.D e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë live ne Instagram me ish-kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Canen.

Në këtë bashkëbisedim, dyshja kanë folur për sportin, rininë e Kosovës dhe sukseset që po arrijnë artistët dhe futbollistët shqiptarë anembanë botës,

Osmani gjatë bisedës i tha Canës se do shkoj në Gjakovë dhe do shprehë dashninë atje edhe në emër të Canës. Tutje, Cana ka trguar se babai i tij ka qenë gjeneratë e artë e futbollit bashkë me legjendën, Fadil Vokrri.

Ai gjithashtu ka folur edhe për rrugëtimin e tij në arritje të suksesit.

“Unë si Lorik po të isha në Kosovë në momentin kyç të rinisë, do ishte e pamundur të zhvilloj karrierën time pavarësisht vullnetit që e kam pasur, ne po investojmë në rininë tonë që e dashurojnë futbollin për t’i ndihmuar ata që ta thyejnë çdo barrierë që mundë të kenë gjatë rrugës”, tha Cana.

Gjatë kësaj bisede janë përmendur edhe emrat e Rita Orës, Dua Lipës si dhe Majlinda Kelmendit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)

 Një ditë më parë Osmani ka zhvilluar një bisedë përmes Instagramit me nënën e Rita Orës, Vera Orën./21Media

Back to top button