6 mijë e 283 raste aktive me COVID-19

 

Aktualisht në vend janë 6 mijë e 283 raste aktive me COVID-19. Që nga 13 marsi i 2020-ës kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me COVID-1, numri i të infektuarve me këtë virus në Kosovë ka shkuar në 60 mijë e 218 raste. Ndërsa deri më tani si shkak i infektimit me koronavirus kanë vdekur 1 mijë e 498 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.437 raste.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes, kurse nga 2 mijë e 438 mostra të marra 287 kanë rezultuar pozitiv dhe 229 të tjerë janë shëruar nga Covid-19. /21Media

Back to top button