Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar qytetarët për mbylljen e përkohshme të një segmenti rrugor në kryeqytet, si pasojë e fillimit të punimeve për instalimin e ndriçimit publik “Smart”.

Sipas njoftimit zyrtar, më 06.06.2026, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, rruga “Fehmi Agani” do të jetë e mbyllur për qarkullim.

“Kërkojmë ndjesë për shqetësimet e përkohshme. Ju lusim për mirëkuptim dhe bashkëpunim, të përdorni rrugë alternative dhe të respektoni sinjalizimin në terren.”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button