6 mijë njerëz planifikohet të evakuohen nga Mariupoli

Ukraina ka arritur një marrëveshje paraprake me Rusinë për krijimin e një korridori humanitar për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit të mërkurën, tha zëvendëskryeministri i Ukrainës.

Ukraina shpreson të dërgojë 90 autobusë në qytetin e rrethuar të mërkurën për të evakuuar rreth 6 mijë gra, fëmijë dhe të moshuar, tha kryebashkiaku i qytetit në televizionin kombëtar, përcjell rtv21.tv
Vadym Boichenko thotë se shpreson që një marrëveshje paraprake me Rusinë për krijimin e një korridori të sigurt do të konfirmohet dhe respektohet.
Rreth 100 mijë civilë mbeten në Mariupol dhe dhjetëra mijëra janë vrarë në rrethimin rus të qytetit, shtoi Boichenko./21Media

Back to top button