6 muaj heqje e patentë shoferit, 300 euro gjobë e 3 pikë negative ndaj shoferit që tejkaloi shpejtësinë

Një 21 vjeçar sot u gjobit me 6 muaj heqje të patentë shoferit, 3 pikë negative dhe 300 euro pasi në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 129 km/h.
“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 02:00 të mëngjesit ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan në fshatin Bibaj’’ të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 129 km/h. Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet L.C (M/K) i moshës 21 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.”, informoi Policia.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apeloi te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
“Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”, informoi tutje PK./21Media
No photo description available.
May be an image of odometer

Back to top button