Deputeti i Vetëvendosjes kërkon që të procedohen pagat për të gjithë mësimdhënësit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, thotë se pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit.
Ndërsa për orët e humbura, Rrahmani thotë se duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor.
Edhe dy deputetë të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, por që vijnë nga Lista Guxo, Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli kërkuan që të procedohen pagat për mësimdhënësit.
Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot tha se kompensim do të ketë, por për punën e bërë.
Për muajin shtator, Qeveria e Kosovës tha se ekzekutoi pagat vetëm për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat e përgjegjësitë e tyre.
“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva”, tha të hënën për rtv21.tv, Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës./21Media

Back to top button