6 të vdekur dhe 76 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.377 raste nga 55.513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 574 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.926 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.877./21Media

144 TË SHËRUAR DHE 76 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, 9 September 2020

Back to top button