Rundi i dytë i bisedimeve Izrael-Liban planifikohet për të enjten

Një ruund i dytë i bisedimeve të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Libanit është planifikuar për të enjten në Uashington.

Kështu ka paralajmëruar një zyrtari izraelit dhe një zyrtari nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, raporton CNN.

Takimi i parë midis zyrtarëve nga të dy vendet është zhvilluar të martën e kaluar, me ambasadorin izraelit, Yechiel Leiter dhe ambasadoren libaneze, Nada Hamadeh që morën pjesë në bisedime.

Bisedimet do të jenë përsëri në nivel ambasadorësh, kanë thënë zyrtarët.

Zyra e presidentit të Libanit tha më herët sot se delegacioni i vendit do të udhëhiqet nga Simon Karam, një ish-ambasador libanez në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit tha se SHBA-të “mirëpresin angazhimin produktiv që filloi më 14 prill”, duke shtuar se “ne do të vazhdojmë të lehtësojmë diskutimet e drejtpërdrejta dhe me mirëbesim midis dy qeverive”.

Para bisedimeve të javës së kaluar, Izraeli dhe Libani nuk kishin zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për dekada të tëra.

Back to top button