Miftaraj: Albulena Haxhiu ka dy mundësi për datën e zgjedhjeve, 31 maj ose 7 qershor

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka dy mundësi lidhur me datën e zgjedhjeve.
Mifataraj ka përmendur si data të mundshme 31 majin ose 7 qershorin.
“Së paku zgjedhjet parlamentare në fund te muajit maj apo fillim të qershorit nuk na japin kokëdhimbje edhe nese oligarket e energjise elektrike vendosin qe Kosova mos te kete energji elektrike diten e zgjedhjeve. Mërgimtarët tanë te cilet duan te marrin pjese ne zgjedhje in person te rezervojne biletat. U.D Presidentja ka dy mundesi lidhur me daten e zgjedhjeve 31 maj ose 7 qershor”, ka shkruar Miftaraj.