6 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë ka kumtuar të dhënat e fundit për gjendjen me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 639 raste të reja pozitive me Covid-19 nga 5.390 testime të realizuara.
Shkupi, Tetova dhe Gostivari janë tre qytetet me më së shumti raste të reja pozitive të regjistruara në 24 orë.
Në po të njëjtën periudhë, janë shëruar 22 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 6 të tjerë.
Deri tani në vend janë realizuar 1.039.272 testime të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus nga fillimi i epidemisë arrin në 159.908. Prej tyre, janë shëruar 150.635 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.527 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 3.746./TV21