Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbi 80 mijë euro për 50 infermierë shtesë në procesin e vaksinimit

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë mbi 88 mijë euro për angazhimin e 50 infermierëve në procesin e vaksinimit
“Propozim vendimi ka për qëllim ndarjen e mjeteve në vlerë prej 88 mijë e 620 eurove për angazhimin e 50 infermierëve për procesin e vaksinimit, pasi që ky numër tejkalon numrin e infermierëve të paraparë në planin e veprimit për vaksinimin në masë të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës ka vendosur për masat e reja në luftën ndaj COVID-19./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button