Macron: Rusia gjithnjë e më e izoluar

Pas takimit të NATO-s presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Rusia është gjithnjë e më e izoluar në skenën botërore.
Ai shtoi se është jetike për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit dhe kjo është arsyeja pse NATO ka marrë vendimin për të mbështetur Ukrainën pa bërë vetë luftë kundër Rusisë.
“NATO po rishikon gjithashtu pozicionimin e saj strategjik si rezultat i luftës”, ka shtuar ai.
Macron ka mbrojtur prej kohësh për një kapacitet më të madh të mbrojtjes evropiane dhe ai i është rikthyer kësaj teme, duke thënë se Evropa duhet të mbajë mbi supe përgjegjësitë e saj.
Por, ai shtoi se ky kapacitet do të tregonte se Evropa ishte një pjesë aktive e NATO-s dhe jo diçka që e zëvendësonte atë.
Presidenti francez ka thënë se fuqitë perëndimore janë të gatshme të rrisin sanksionet kundër Rusisë nëse është e nevojshme, pasi ato vazhdojnë të përpiqen të detyrojnë një armëpushim.

“Këto sanksione kanë ndikim dhe janë të prekshme dhe ne duhet t’i vazhdojmë ato për efektin e tyre bindës”, ka thënë ai./21Media

Back to top button