6 të vrarë në Athinë, Guri: Viktimat ishin turq, trupat u gjetën brenda e jashtë makinës

(Lajm i përditësuar)


Etmond Guri, përfaqësues i shqiptarëve në Greqi përmes një lidhje “Skype” foli për Ora News për masakrën në Athinë ku ngelën të vdekur 6 persona. Guri thekson se viktimat janë turq dhe jo shqiptarë siç u raportua në mediat greke.

“Në njoftim nuk e dimë pse mediat folën për shqiptarët. Në rastin konkret autoritetet nuk thanë që ishin shqiptarë viktimat. Ishin mediat greke që raportuan fillimisht se viktimat ishin shqiptarë. Shpesh herë shqiptarët janë akuzuar për krime që nuk i kanë bërë. Nuk ka përgënjështrim të lajmit që shqiptarët janë viktima.
Viktimat janë shtetas turq dhe jo shqiptarë. Sipas mediave greke, sipas dokumeteve të gjetura viktimat janë shtetas turq që jetojnë në Francë. Viktimat u gjendën brenda dhe jashtë makinës, kanë pasur përplasje mes bandave”, tha ndër të tjera Guri.


Vrasja e 6 personave në Greqi, mësohet se ata u qëlluan me mbi 20 plumba

Policët grekë janë duke hetuar rrethanat e masakrës që ndodhi në Artemida të Athinës në Greqi, ku gjashtë persona u vranë me armë zjarri të hënën pasdite, raporton “CNN” grek.

Indikacionet e para janë se bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave që merreshin me drogë.

Më shumë se 20 gëzhoja janë gjetur në vendin e krimit. Provat e para tregojnë se plani ishte mirë i organizuar.

Policia është në kërkim të autorëve.

Të shtënat me armë nisën rreth orës 18:30 dhe menjëherë qytetarët kanë telefonuar policinë. Kur policët dolën në vendin e ngjarjes, ata gjetën pesë të vdekur brenda një makine me targa gjermane me ngjyrë të errët dhe një tjetër jashtë veturës. Besohet se ishte shoferi dhe tentoi të ikte.

Policia është duke hetuar në dy pista. E para, të cilën e konsideron të mundshme, është se autorët u bënë pritë viktimave dhe i ekzekutuan. Versioni i dytë është se dy bandat patën një takim dhe pasi nuk u arrit marrëveshje u nxorën armët.

Nuk dihet deri tash nëse viktimat kishin kohë të reagonin, pasi vetëm shoferi ishte në gjendje të dilte nga vetura.


19:42- Vriten gjashtë persona me armë zjarri në Greqi

Gjashtë të rinj kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur gjatë pasdites të së hënës në zonën Artemis në Athinë.

Autoritetet greke kanë njoftuar se bëhet fjalë për një konfrontim, ku kanë mbetur të vrarë gjashtë persona, të gjithë me origjinë shqiptare.

Siç ka raportuar CNN-i grek, ishte qëlluar automjeti ku ishin viktimat, i cili mbante targa gjermane. Brenda në mjet janë gjetur 5 persona të vdekur, ndërsa një person i 6 i vdekur jashtë mjetit.

Sipas raportimeve, dyshimet e para janë për larje hesapesh mes bandave që merren me drogë.

Më shumë se 20 gëzhoja të gjetura në vendin e krimit. Ndërsa policia ka vënë alarm në porte dhe aeroporte për kontrolle të shtuara në mënyrë që të kapen autorët e krimit.

Më tej është bërë e ditur se bazuar në materialet e mbledhura nga kamerat e sigurisë në zonë, të përfshira janë një veturë dhe një motoçikletë.

Back to top button