Ngjarjet e datës 12 shtator

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale në Hagë, ora 09:00)

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Kosovës për Forenzike dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, do të organizojnë ceremoninë zyrtare të pranim-dorëzimit të pajisjeve të specializuara, që do të shërbejnë në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike. (Hapësirat e AKF-së, zona industriale, rruga: 12 Qershori no.101, 10000, Prishtinë, ora 10:00)

Unioni Demokratik Studentor mban konferencë për media lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Themelore ndaj Universitetit të Prishtinës ‘‘Hasan Prishtina‘‘ për rastin e votimit të anëtarëve të rinjë të Këshillit Drejtues. (Para ndërtesës së rektoratit të UP-së, ora 11:00)

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 11:00)

Bëhet zbulimi i obeliskut kushtuar aksionit të parë të UÇK-së në regjionin e Ferizajt, në Gërlincë, ora 11:00)

Kompani që punon në mirëmbajtjen e hekurudhave në Londër “Toka Management”, bën hapjen e qendrës së trajnimit hekurudhor në Kosovë, ku merr pjesë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott. (Zyrat e Toka Managment, afër Kolegjit “Mehemet Akif”, ora 11:30)

Back to top button