6 ushqimet që mbrojnë flokët në sezonin e rënies

Është shumë e zakonshme që kërkohem vazhdimisht produktet e duhura për flokët. Por disa ekspertë ushqimi, sugjerojnë se janë disa produkte të cilat natyralisht krijojnë një mburojë shëndeti për flokët tuaj.
Më poshtë, do të gjeni gjashtë ushqime të cilat ndihmojnë për të pasur flokë të shëndetshëm.
1-Spinaqi

Është i pasur me hekur, që ndihmon në transportimin e oksigjenit në qeliza dhe siguron shëndetin e flokëve.

2-Farat e kungullit
Janë një burim i mirë i zinkut, një element që ka për qëllim të ruajë një ekuilibër të hormoneve në trup, duke zvogëluar humbjen e flokëve.
3-Avokado
Është një ushqim që përmban një sasi të mirë të vitaminës E. Rrit shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës, si dhe aktivitetin antioksidues.
4-Patatja e ëmbël
Është një burim i mirë i biotinës ose vitaminës B7. Ky produkt i bën flokët më të shëndetshme dhe më të dendura.
5-Portokallet dhe specat jeshil, të kuq ose të verdhë
Janë të pasura me vitaminë C, e cila nuk duhet të mungojë në dietën tuaj të ushqimit të përditshëm. Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit në flokë, mban lagështinë brenda, ka aktivitet antioksidues dhe parandalon dëmtimin e parakohshëm.

Back to top button