6 vdekje dhe 475 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve, betejën me COVID-19 e kanë humbur 6 persona.
Nga 4 mijë e 384 testime, janë shënuar 475 raste pozitive, ku janë shëruar edhe 366 të tjerë.
Në gjithë vendin janë 5 mijë e 262 pacientë aktivë me Covid-19, shkruan ora news
Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar./21Media