6 viktima dhe 639 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar gjashtë viktima si pasojë e Covid-19 dhe janë regjistruar 639 raste të reja pozitive nga 5.390 testime të realizuara në Maqedoninë e Veriut.
Shkupi, Tetova dhe Gostivari janë tre qytetet me më së shumti raste të reja pozitive të regjistruara në 24 orë.
Deri tani në vend janë realizuar 1.039.272 testime të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus nga fillimi i epidemisë arrin në 159.908. Prej tyre, janë shëruar 150.635 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.527 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 3.746./TV21

Back to top button