6 viktima nga Covid-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 6 viktima si pasojë e Covid-19.
Nga 3677 testime, 566 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërkaq 6444 është numri i pacientëve të prekur me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht, në spitalet për Covid-19 po marrin trajtim 137 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rëndë.
Mosha e viktimave është si vijon; tre viktima nga Tirana të moshave 69-79 vjeç, një viktimë nga Fieri 57 vjeç, një nga Vlora 64 vjeç dhe një nga Berati 82 vjeç./21Media